Baby SUPER FOODS / USHQIMET SUPER
Jepini fëmijës suaj një boost nutricional duke i përfshirë këto superushqime në dietën e tyre.
Termi është i ri, por super foods nuk janë ama.
Këto ushqime, ofrojnë përfitime ushqyese maksimale për kalori minimale.
Super foods janë gjithashtu të mbushura me vitamina dhe të pasura me minerale e antioksidantë.
(Klikoni fjalet me te jeshile per te pare produktet natyral te firmes italiane NATURETICA)
Këto janë të përshtatshme për fëmijët +6 muajsh, varësish aftësive të të ushqyerit të fëmijës.
Bananet
Bananet janë plot me karbohidrate për energji të qëndrueshme, si dhe fibra për të mbështetur një trakt të shëndetshëm tretës. Ata janë një ushqim i përkryer për fëmijë. Kur u shërbeni banane fëmijëve të vegjël, sigurohuni që ato të jenë të pjekura dhe tua servirni sa më bukur. Mund tua jepni në shumë lloje formash.
Patate e ëmbël
Patatet e ëmbla ofrojnë kalium, vitaminë C, fibra dhe beta-karoten – një antioksidant që parandalon disa lloje kanceri dhe heq radikalet e lira. Shumica e foshnjave preferojnë patatet e ëmbla mbi perimet e tjera për shkak të shijes së tyre natyrale të ëmbël. Kur gatuhen dhe bëhen pure, patatet e ëmbla bëjnë një teksturë shumë të butë, që është e lehtë për t’u përtypur, edhe për foshnjat që sapo kanë filluar kalimin në ushqime të ngurta.
Avokadot
Avokadot kanë përmbajtjen më të lartë të proteinave nga çdo frut, dhe janë të pasura me yndyra të pangopura – lloji “i mirë” i yndyrës që ndihmon në parandalimin e sëmundjeve të zemrës. Sigurohuni që të shërbeni vetëm avokado të pjekura për fëmijë. Lani pjesën e jashtme, më pas hiqni lëvozhgën dhe shtypeni mirë.
Vezët
E bardha e vezës siguron proteina, ndërsa të verdhat përmbajnë zink dhe vitamina A, D, E dhe B12. E verdha ka gjithashtu kolinë, për të cilën hulumtimet tregojnë se është thelbësore për zhvillimin e trurit . Tradicionalisht, pediatrit kanë këshilluar prindërit që të mos i shërbejnë vezët, veçanërisht të bardhat e vezëve, deri pas vitit të parë për shkak të mundësisë për reaksione alergjike. Por kjo këshillë ka ndryshuar dhe disa ekspertë besojnë se vezët duhet të jepen më vonë, vetëm në familjet që kanë një histori alergjie. Pyesni mjekun tuaj për më shumë informacion.
Karrotat
Karrotat kanë sasi të mëdha të beta-karotenit, një antioksidant që u jep atyre ngjyrën portokalli. Beta-karoteni shndërrohet në vitaminë A dhe luan një rol në rritjen dhe shikimin e shëndetshëm. Gatimi i karotave nxjerr në pah ëmbëlsinë e tyre natyrale, gjë që i bën ato tërheqëse për foshnjat, të cilët lindin me një preferencë për shijet e ëmbla. Kur përgatisni karrota për të vegjlit tuaj, sigurohuni që ato të jenë gatuar derisa të jenë shumë të buta. Më pas i bëni pure ose i shërbeni karotat e ziera mirë të prera në kubikë edhe si finger foods.
Kosi
Kosi i jep foshnjës tuaj kalcium, proteina dhe fosfor, të cilat janë të rëndësishme për kockat dhe dhëmbët e shëndetshëm. Ai gjithashtu ka probiotikë, një lloj bakteri i mirë që ndihmon tretjen dhe mbështet sistemin imunitar . Foshnjat kanë nevojë për yndyrën (e shëndetshme) në dietën e tyre, kështu që zgjidhni kos me qumësht të plotë në vend të varieteteve me pak yndyrë ose pa yndyrë. Gjithashtu shmangni jogurtet me aromë ode fruta/shije të shtuara, të cilët janë të pasur me sheqer gjë që është e dëmshme për trurin e fëmijës.
Djathi
Jo vetëm që djathi përmban proteina, por gjithashtu është burim i plotë me kalcium dhe dozë të shëndetshme të riboflavinës (vitaminë B2), e cila ndihmon në shndërrimin e proteinave, yndyrave dhe karbohidrateve në energji. Djathi zviceran në veçanti ka një shije paksa të ëmbël që tërheq bebet. Meqenëse djathi mund të jetë një rrezik mbytjeje, priteni në copa të vogla, të prera në kubikë.
Drithërat për bebe/fëmijë
Drithërat të fortifikuara me hekur i japin fëmijës suaj hekurin që i nevojitet për rritjen dhe zhvillimin e duhur. Foshnjat lindin me një rezervë hekuri, por ai fillon të mbarojë rreth muajit të 5-6. Nëse foshnja juaj sapo ka filluar të hajë ushqime të ngurta, ekspertët rekomandojnë drithërat e përforcuar me hekur si ushqimin e tyre të parë, pasi ka më pak gjasa se drithërat e tjerë të shkaktojë një reaksion alergjik.
Mishi i pulës
Pula është e mbushur me proteina dhe vitaminë B6, e cila përdoret për të ndihmuar trupin të nxjerrë energji nga ushqimi. Është e rëndësishme që foshnjat të fillojnë të hanë rregullisht ushqime që përmbajnë sasi të mjaftueshme të proteinave për të mbështetur rritjen e tyre të rregullt. Nëse foshnja juaj nuk e pëlqen shijen e pulës në vetvete, përziejeni atë në pure me drithërat ose perimet e tij të preferuara.
Mish i kuq
Mishi i kuq siguron një formë hekuri që përthithet lehtësisht, dhe ndihmon qelizat e kuqe të gjakut të furnizohen me oksigjen,si dhe ndihmon në zhvillimin e trurit. Foshnjat më të vogla mund të ushqehen me pure mishi, ndërsa foshnjat më të mëdha që janë në gjendje të përtypin mund të kenë mish të gatuar mirë dhe të prerë në thela.
Kungulli i ëmbël
Foshnjat e duan shijen e ëmbël të kungullit — dhe ai është plot me doza të shëndetshme të antioksidantit beta-karoten, vitaminë C, kalium, fibra, folate, vitamina B dhe madje edhe disa acide yndyrore omega-3. Thjesht ziejini me avull ose ziejeni derisa të zbutet, më pas bëni pure oss supë.
Peshku
Peshku i yndyrshëm si salmoni është i pasur me vitamina të tretshme në yndyrë dhe yndyrna thelbësore që mbështesin zhvillimin e trurit, shëndetin e syve dhe sistemin imunitar. Për më tepër, peshqit e bardhë si merluci japin një nxitje shumë të nevojshme të proteinave. Megjithatë, peshku mund të shkaktojë një reaksion alergjik, prandaj bisedoni me pediatrin tuaj përpara se t’ia prezantoni fëmijës tuaj.
Domatet
Domatet janë një burim i shkëlqyer i likopenit, një pigment antioksidant që ndihmon në parandalimin e kancerit dhe sëmundjeve të zemrës. Megjithatë, hulumtimet tregojnë se likopeni në domate mund të përthithet në mënyrë më efikase nga trupi nëse domatet janë gatuar me pak vaj, ndaj provojeni t’i gatuani me vaj bebesh.
Bizelet
Bizelet janë plot me vitaminë K, një lëndë ushqyese që punon së bashku me kalciumin për të ndërtuar kocka të shëndetshme. Ato gjithashtu kanë vitamina antioksidante A dhe C, si dhe acid folik, fibra dhe vitamina B.
Brokoli
Brokoli është një superushqim i vërtetë për foshnjat, falë sasive të larta të vitaminës C, beta-karotenit, acidit folik, hekurit, kaliumit dhe fibrave. Zierja e brokolit në ujë e zvogëlon ca përmbajtjen e vitaminës C, kështu që është më mirë ta zieni me avull. Nëse foshnja juaj nuk është e interesuar për shijen e brokolit, përziejeni atë me një perime me shije të ëmbël, të tilla si patatja e ëmbël ose kungulli i ëmbël (vjeshtak).
Makaronat
Makaronat janë një burim i mirë i karbohidrateve komplekse, të cilat na sigurojnë energji të qëndrueshme. Kjo është arsyeja pse është kaq popullor në dietën e sportistëve. Provoni të përzieni disa makarona me drithëra integrale me makarona të zakonshme për të rritur përmbajtjen e fibrave në vakt. Sigurohuni që të zgjidhni forma të vogla dhe gatuajeni mirë derisa të zbuten shumë.
Mjedra
Mjedrat përmbajnë acid elagjik, i cili mund të na ndihmojë në mbrojtjen kundër kancerit dhe shqetësime të tjera. Nga të gjitha frutat, mjedrat përmbajnë më shumë fibra në më pak kalori.
Oriz kaf
Orizi kaf ofron energji, disa proteina, vitamina B dhe minerale. Është shumë më ushqyes se orizi i bardhë, pasi ky i fundit humbet shumicën e mineraleve dhe vitaminave të rëndësishme gjatë përpunimit. Niseshteja në oriz absorbohet ngadalë, duke siguruar kështu një çlirim të qëndrueshëm të glukozës për energji të qëndrueshme.
Produkte Natyrale të Regjistruara në:
MINISTRINË E SHËNDETËSISË ITALIANE
Dhe shikoni produktin e pershtatshëm