Menaxhimi i këshillave te padëshiruara
Ju mund t’i përgjigjeni këshillave të padëshiruara në mënyra të ndryshme:
- Së pari – Dëgjo. Është e natyrshme të jesh në mbrojtje nëse mendon se dikush po të gjykon, por shanset janë që të mos kritikohesh, përkundrazi, personi tjetër po ndan atë që mendon se është nga një eksperiencë më e gjatë në jetë. Mundohuni të dëgjoni – thjeshtë se dhe mund të mësoni diçka të vlefshme.
- Së dyti – Mospërfillje. Nëse e dini se nuk mund ta bindni personin tjetër për të ndryshuar mendjen, thjesht buzëqeshni, tundni me kokë dhe bëni një përgjigje standarte, si: “Interesante!” Pastaj shkoni punën tuaj… në rrugëtimin e mendjes tuaj.
- Së treti – të biesh Dakort. Ju mund të gjeni një pjesë të këshillës me të cilën mund të bini dakord. Nëse mundeni, bëni marrëveshje të qartë atë temë psh. Për mënyrën si do ushqehet fëmija juaj.
- Zgjidhni betejat tuaja nëse vjehrra juaj këmbëngul që fëmija duhet të hajë ushqime me përmbajtje kripe apo sheqeri. Përpiquni të shpjegoni se nuk rekomandohen keta përbërës deri në moshën 12 muaj të fëmijës. Mund tua faktoni me burime të sakta nga institutet e shendetit publik. Megjithatë, mos toleroni për çështje që janë të rëndësishme për shëndetin ose mirëqenien e fëmijës suaj.
- Largohuni nga tema. Nëse miqtë tuaj po këmbëngulin të ndiqni mënyrën e tyre të të ushqyerit të fëmijës suaj, por ju kurrë nuk do ta bënit atë, atëherë përpiquni të mos ankoheni tek ai që fëmija juaj nuk ha asgjë. Nëse mikja juaj e sjell temën në diskutim, atëherë shamngia e kësaj teme është padyshim e nevojshme, si p.sh.: “Trego për librin e fundit që keni lexuar?”. Pra ndërro temë.
- Edukoni veten. Dija është fuqi; mbroni veten dhe mendjen tuaj duke lexuar mbi zgjedhjet tuaja prindërore. Mbështetuni në besimin se po bëni më të mirën për fëmijën tuaj.
- Edukoni personin tjetër. Nëse “mësuesi” juaj po jep informacion që ju e dini se janë të vjetruara ose të gabuara, ndani atë që keni mësuar për këtë temë. Ju mund të jeni në gjendje të hapni mendjen e personit tjetër. Referojuni një studimi, libri ose raporti që keni lexuar.
- Citoni mjekun. Shumë njerëz pranojnë një këndvështrim nëse një profesionist e ka thënë atë. Nëse pediatri juaj pajtohet me pozicionin tuaj, thoni: “Mjeku im tha që të priste derisa ajo të jetë të paktën gjashtë muaj përpara se të fillojë ushqimin e ngurtë”. Nëse mjeku juaj nuk e mbështet pikëpamjen tuaj për këtë çështje, atëherë referojuni një mjeku tjetër – ndoshta autorit të një libri për kujdesin e foshnjave i kredituar për këtë fushë.
- Përdoni përgjigje të zgjuara. Ju mund të shmangni përballjen me një përgjigje të zgjuar. Për shembull, nëse një mikja juaj ju pyet nëse keni filluar provat me mishin (por ju akoma skeni filluar me kete lloj ushqimi), ju mund të përgjigjeni me: “Ne po ecim në atë drejtim”.
- Kërkoni këshilla! Këshilluesit tuaj duhet të jenë ekspertët përkatës për ushqyerjen dhe me eksperiencën e nevojshme. Kërkoni këshillën por edhe kërkoni udhëzime për ta zbatuar korrekt atë. Ajo do të jetë e lumtur që po ju ndihmon dhe ju do të jeni të lumtur që keni marr ndihmën e nevojshme.
- Mësoni përmendësh një përgjigje standarde. Ja një koment që mund të thuhet në përgjigje të pothuajse çdo këshille: “Kjo mund të mos jetë mënyra e duhur për ju, por është mënyra e duhur për mua”.
- Jini të sinqertë. Mundohuni të jeni të sinqertë për ndjenjat dhe mendimet tuaja. Zgjidh një kohë përshtatshme për të biseduar dhe zgjidh fjalët e tua me kujdes, si p.sh.: “Unë e di sa shumë e do Noah-n dhe më vjen mirë që shpenzon kaq shumë kohë me të. E di që mendon se po më ndihmon kur më jep këshilla për këtë, por unë jam e kënaqur me qasjen time dhe do ta vlerësoja vërtet nëse do ta kuptonit këtë.”
Produkte Natyrale të Regjistruara në:
MINISTRINË E SHËNDETËSISË ITALIANE
Dhe shikoni produktin e pershtatshëm
Lascia un commento