SUPLEMENTET USHQIMORE DHE EFEKTET E TYRE
Mund t’ju kete ndodhur vete, ose mund ta keni degjuar nga dikush tjeter: mjafton nje kapsule, nje pike, apo edhe nje aplikim ne lekure… dhe trupi reagon.
Jo me mirenjohje, por me ankth, veshtiresi ne frymemarrje, pagjumesi, marramendje, rrahje te shpejta te zemres ose nje gjendje te pergjithshme parehatie qe duket pa shpjegim. Dhe pyetja e pare qe lind eshte: “A ka mundesi ta kete shkaktuar pikerisht ky? Nje suplement?”
Pergjigjja eshte: po. Eshte plotesisht e mundur.
Dhe sot dua t’ju shpjegoj pse ndodh kjo, jo per t’ju trembur, por per t’ju ndihmuar ta kuptoni me mire trupin tuaj. Ndodh me shpesh sesa mendojne shumica e njerezve.
Le te sqarojme fillimisht nje gje shume te rendesishme. Kur dikush ka nje reagim ndaj nje suplementi, shpesh degjon kete pergjigje:
“Qetesohu, eshte kriza e sherimit, eshte detoksifikim… do te kaloje.”
Por kjo fraze, e thene pa vleresuar situaten reale, shpesh ben me shume dem sesa mire. Sepse jo cdo reagim eshte “krize sherimi”.
Shume here trupi po perpiqet te thote:
“Nuk jam gati. Eshte shume, shume shpejt, ose shume gjera njekohesisht.”
Po, reagimi eshte fiziologjik, por nuk eshte gjithmone shenje pozitive. Nganjehere eshte nje sinjal alarmi qe meriton vemendje. Kush punon me kujdes duhet ta degjoje kete sinjal dhe jo ta minimizoje me shpjegime te gatshme. Shpesh keto shpjegime jepen kur kuptimi i situates eshte i kufizuar.
Kur trupi eshte ne disekuiliber, edhe dicka e mire mund te perceptohet si kercenim.
Trupi nuk reagon ndaj substancave vetem per ate qe ato jane. Ai reagon sipas gjendjes ne te cilen ndodhet ne ate moment.
Nje trup i shendetshem, me funksione eliminimi qe punojne mire dhe me sistem nervor te balancuar, mund ta pranoje dhe ta perdore nje suplement ne menyren me te mire.
Por nje trup:
I inflamuar,
Me sistem nervor vazhdimisht ne gjendje alarmi,
Me zorre te irrituara ose me permeabilitet te rritur,
Me melci te mbingarkuar,
Me mikrobiote qe fermenton me shume sesa tret,
Me trauma emocionale ose stres te pazgjidhur,
…mund te kete veshtiresi te pranoje edhe substancat me te dobishme.
Eshte sikur t’ju vije nje dhurate e bukur, por shtepia eshte ne erresire, ne rremuje dhe duart tuaja jane tashme te zena. Problemi nuk eshte dhurata, por konteksti ne te cilin ajo mberrin.
Suplementet jane substanca biologjikisht aktive dhe nganjehere mund te jene teper aktive per disa organizma.
Ato mund te:
- Stimulojne receptore
- Pershpejtojne procese enzimatike
- Ndikojne ne neurotransmetues
- Mobilizojne substanca te depozituara ne inde
- Zhvendosin minerale brenda dhe jashte qelizave
Kur sistemi eshte i brishte ose shume i ndjeshem, edhe dicka e shendetshme mund te krijoje reagime te pakendshme.
Disa shembuj te zakonshem:
Jane shume te rendesishme per energjine, sistemin nervor dhe proceset metabolike. Megjithate, te disa persona mund te shkaktojne:
Arsyeja eshte se ato kane ndikim te drejtperdrejte ne sistemin nervor.
2. Magnezi
Njihet si nje nga suplementet me qetesuese. Por disa forma, si citrati i magnezit, mund te:
- Ulin presionin e gjakut
- Relaksojne muskujt ne menyre te tepruar
- Shkaktojne ndjesi dobesie ose marramendjeje te personat me tension te ulet ose te dehidratuar.
3. Probiotiket
Shume te perdorur dhe shpesh te rekomanduar. Por ne raste te caktuara mund te:
- Rrisin fermentimin
- Shtojne gazrat
- Shkaktojne reagime qe ngjasojne me ankthin ose me nje ndjenje te pergjithshme parehatie.
4. Antioksidantet e fuqishem (NAC, Glutation …)
Mund te mobilizojne substanca qe trupi duhet t’i eliminoje. Nese melcia, veshkat ose sistemi limfatik nuk funksionojne mire, mund te shfaqen:
- Mjegull mendore
- Nauze
- Ndjesi rendese ose lodhjeje
5. Adaptogjenet (ashwagandha, rodiola, xhensen)
Mund te ndihmojne organizmin te perballoje stresin, por tek disa persona mund te shkaktojne:
- Rritje te ankthit
- Probleme me gjumin
- Hiperaktivitet ose lodhje te papritur.
Dhe kjo nuk do te thote se jeni “te prishur” ose se ka dicka qe nuk shkon me ju.
Do te thote se trupi juaj eshte me i ndjeshem dhe po ju dergon sinjale qe duhen degjuar.
Si duhet vepruar?
Nese jeni nga ata persona qe reagojne shpesh ndaj suplementeve, mos u demoralizoni. Ka disa rregulla te thjeshta por shume te rendesishme.
- Nje gje ne nje kohe.Mos filloni disa suplemente njekohesisht. Trupit i duhet kohe te kuptoje se cili produkt po shkakton efektin.
- Filloni me doza shume te vogla
- Nese rekomandohen 2 kapsula ne dite, mund te filloni me nje pjese te vogel te dozimit dhe te vezhgoni reagimin.
Kujdes i vecante nese:
- Keni kapsllek
- Urinoni pak
- Djersiteni veshtire
- Jeni te dehidratuar
Shpesh duhet punuar fillimisht mbi bazat dhe jo te fillohet direkt me produkte stimulues ose detoksifikues.
Degjoni sinjalet e trupit
Nese nje suplement ju ben te ndiheni me keq, mos vazhdoni thjesht sepse dikush ju ka thene se “ben mire”. Reagimi i trupit tuaj eshte nje informacion i vlefshem.
“Atehere, a nuk duhet te marr me asnje suplement?”
Jo.
Shume njerez i shohin suplementet si zgjidhje te menjehershme: mungon dicka, e merr dhe problemi zgjidhet.
Por organizmi nuk funksionon gjithmone ne kete menyre, sidomos kur eshte i inflamuar, i lodhur ose nen stres te vazhdueshem.
Perpara se te shtoni dicka te re, eshte e rendesishme te:
- Vleresoni gjendjen reale te trupit tuaj
- Kuptoni nese jeni ne gjendje mbijetese apo rigjenerimi
- Pergatisni terrenin qe trupi ta pranoje me mire mbeshtetje
Ndjeshmeria nuk eshte dobesi.
Shpesh personat me te ndjeshem i perceptojne me heret ndryshimet dhe reagimet e organizmit. Kjo kerkon nje qasje me te kujdesshme, me graduale dhe me respektuese ndaj ritmit te trupit.
Suplementet nuk duhet te perdoren rastesisht. Ato duhen zgjedhur me kujdes dhe te vendosen brenda nje strategjie qe mbeshtet sistemin nervor, melcine, zorret dhe mireqenien e pergjithshme.
Po, edhe nje suplement natyral mund te shkaktoje reagime te pazakonta. Kjo mund te ndodhe edhe me produktet me cilesore.
Ne fund, nuk eshte vetem produkti qe ben diferencen. Diferencen e ben edhe trupi qe e merr.
Dhe nese trupi juaj reagon, degjojeni. Ndoshta nuk po ju pengon. Ndoshta po perpiqet t’ju tregoje rrugen e duhur.
Për çdo pyetje ose konsultim, mund të na kontaktoni në:
email: info@naturetica.al
telefon: +355 682667404
vendodhja: 1) Rruga e Durresit – 2) Rruga Myslym Shyri

© Copyright 2026. © NATURETICA ALBANIA -
Tirana: (1) Rr. Durresit - (2) Rr. Myslym Shyri -
NIPT: M21704047D -
+355682667404 -
info@naturetica.al