Diabeti
Cfare eshte Diabeti ?
Diabeti eshte nje semundje kronike e cila shfaqet kur pankreasi nuk prodhon aspak ose prodhon nje sasi te pamjaftueshme insuline .Karakterizohet nga hiperglicemia (rritja e sheqerit ne gjak),si rezultat i sasise se pamjaftueshme ose absolute te insulines(nje nder hormoneve kryesore qe prodhon pankreasi ).Shumica e formave të diabetit janë kronike (të përjetshme), dhe të gjitha format janë të menaxhueshme me medikamente dhe/ose ndryshime të stilit të jetesës.Vlerat normale të sheqerit në gjak janë nga 70-110 mg/dl.Për një person me diabet, vlerat e sheqerit 2 orë pas buke, duhet të jetë > 140 mg/dl. Diabeti është një sëmundje që prek një numër të madh personash në të gjithë botën.
Ai është një gjendje kronike që ndodh kur:
•Pankreasi i njeriut nuk mund të prodhojë sasi të mjaftueshme insuline.
• Insulina e prodhuar nuk vepron efektivisht.
• Këto çojnë në rritjen e sheqerit në gjak (hiperglicemi) dhe në çrregullime të tjera në organizëm që mund të
sjellin dëmtime të rënda në shumë organe e sisteme sidomos në nervat dhe në enët e gjakut.
Ka disa lloje të diabetit. Format më të zakonshme përfshijnë:
• Diabeti tipi 1 (i cili prek moshat e reja dhe është insulinovartës) dhe
• Diabeti tipi 2 (i cili prek moshën e rritur dhe mjekimi mund të jetë me medikamente orale ose insulinë).
Diabeti Mellitus tip 1 (DM tip 1)
(më parë i njohur si diabeti i të rinjve ose i varur nga insulina)
• rezulton nga shkatërrimi qelizave β të pankreasit kryesisht nga proceset autoimune.
• Këto pacientë kanë më shumë mundësi të bëjnë keto acidoze dhe kërkojnë mjekim të menjëhershëm me insulinë.
Diabeti Mellitus tip 2 (DM tip 2)
• Diabeti Mellitus tip 2 (DM tip 2) (më parë i njohur si diabet i tërriturve ose i pavarur nga insulina), numërohen 80 – 90 % të rasteve me këtë tip diabeti.
• Është një çrregullim heterogjen dhe përfaqëson një numër të madh defektesh të ndryshme fillimisht gjenetike dhe mjedisore.
• Rezulton nga mungesa e pjesshme e insulinës (një mospërputhje midis prodhimit të insulinës dhe kërkesave për insulinë), ndryshe nga mungesa absolute e insulinës tek pacientet me DM tip1.
Shenjat më të shpeshta klinike të Diabetit Mellitus DM tip 1(+), DM tip 2(-)
Etje e theksuar, tharje goje, poliuri (+) , (-) ;
Dobësi ose lodhje e shpejtë (+) , (-) ;
Polifagi me rënie në peshë (+) ;
Urinim i shpeshtë sidomos natën (+) (-) ;
Turbullim i shikimit (+) (-) ;
Vulvovaginit ose prurit (+) (-) ;
Neuropati periferike (+) (-) ;
Plagë që mbyllen me vështirësi (+) (-) ;
Shpesh asimptomatik (-) .
Rëndësia e mënyrës së jetesës dhe çfarë duhet ndryshuar
Është e rëndësishme të kuptohet mënyra e jetesës së personit me diabet, pasi përmes saj mund të ndërtohet një tablo më e qartë për ndjekjen që ky individ do ti bëj sëmundjes pas fazës së parë të diagnostikimit.
• Tre janë shtyllat kryesore të vetëkontrollit:
1. dieta,
2. mjekimi dhe
3. aktiviteti fizik.
Naturetica sjell për ju produkte bimore natyrale, të përzgjedhura me kujdes për mirëqenien tuaj. Zbuloni suplementet tona të larmishme, të cilat mbështesin organizmin në mënyrë natyrale, duke përfshirë dhe linjën e veçantë për kujdesin ndaj diabetit.
E.I Fieno greco :Ndihmon në uljen e nivelit të glukozës në gjak,Përmirëson ndjeshmërinë ndaj insulinës dhe përmban fibra që ngadalësojnë përthithjen e karbohidrateve .
Corpinus : Permban vitamine C ,D, E dhe B .Me efekt antidiabetik i cili është i pasur me vitamina dhe minerale, përmban aminoacide esenciale dhe një përqindje të lartë të proteinave. Përmban vanadium, një mineral që ka një efekt të qartë hipoglikemik.
Glycemic Plus :Eshtë një shtesë ushqimore e bazuar në Acid Lipoik, Glutathione dhe Krom. Kromi është i dobishëm për metabolizmin normal të makronutrientëve dhe për ruajtjen e niveleve normale të glukozës në gjak.Permirson ndjeshmerine ndaj insulines ,ul nivelin e kolesterolit ne gjak dhe ndihmon ne uljen e tirglericideve dhe kolesterolit
Ganoderma :Përmban polisakaride bioaktive dhe triterpenoide që ndikojnë drejtpërdrejt në mënyrën se si trupi përpunon sheqerin në gjak: Stimulon prodhimin natyral të insulinës nga qelizat beta të pankreasit ,ngadalëson përthithjen e glukozës në traktin tretës .Rregullon nivelin e lipideve ne gjak .
E rendesishme eshte qe ky nuk eshte nje tratim i plote ne rast se ju keni nje problem te tille na kontaktoni per te marre nje trajtim te personalizuar .
Për çdo pyetje ose konsultim, mund të na kontaktoni në:
email: info@naturetica.al
telefon: +355 682667404
vendodhja: 1) Rruga e Durrsit – 2) Rruga Myslym Shyri
Posted by Megi !

© Copyright 2026. © NATURETICA ALBANIA -
Tirana: (1) Rr. Durresit - (2) Rr. Myslym Shyri -
NIPT: M21704047D -
+355682667404 -
info@naturetica.al