Migrena
Shkaqet, Simptomat dhe Trajtimi
Çfarë është Migrena?
Migrena është një gjendje neurologjike që shkakton dhimbje koke të forta, shpesh të shoqëruara me simptoma të tjera si ndjeshmëri ndaj dritës dhe zhurmës, nauze dhe të vjella.
Kjo dhimbje mund të zgjasë nga disa orë deri në disa ditë dhe mund të jetë e mjaftueshme për të ndërprerë aktivitetet e përditshme. Mund të shfaqet si tek fëmijët ashtu edhe tek të rriturit, me një nivel më të lartë të incidencës tek gratë.
Shkaqet e Migrenës:
Migrena mund të shkaktohet nga një sërë faktorësh. Disa nga shkaqet e zakonshme janë:
- Faktorët gjenetikë;
- Faktorët mjedisorë;
- Stress;
- Hormonet;
- Shpërthime të sistemit nervor;
- Faktorët ushqimorë;
- Stimujt ndijor;
- Ndryshimet e gjumit.
Simptomat :
- Dhimbje koke e fortë që shpesh përqendrohet në një anë të kokës ;
- Nauze dhe të vjella ;
- Ndjeshmëri ndaj dritës (fotofobi) dhe zhurmës (sonofobi) ;
- Vështirësi në përqendrim ;
- Shihni para syve shenja, si shkëlqim ose një cikël (aurë) që shoqëron dhimbjen.
Llojet :
- Migrena me aurë: Ka simptoma që mund të përfshijnë ndjesi të çuditshme si shkelqim para syve, humbje të përkohshme të shikimit, ose ndjesi mpirje.
- Migrena pa aurë: Kjo lloj migrene nuk ka simptoma para dhimbjes së kokës, por vetëm dhimbja e fortë është e pranishme.
- Migrena kronike: Kur migrena ndodh për më shumë se 15 ditë në muaj.
- Migrena e lidhur me menstruacionet: Ajo që ndodh para ose gjatë periudhës menstruale .
TRAJTIMI I PERSONALIZUAR
Migrena është një sëmundje komplekse që ka shkaqe të ndryshme dhe mund të ketë ndikim të madh në cilësinë e jetës.Trajtimi me produkte bimore ofron një alternativë natyrale për menaxhimin e simptomave të migrenës dhe mund të jetë një mundësi e shkëlqyer për ata që preferojnë qasje të natyrshme dhe jo farmaceutike për lehtësimin e dhimbjes dhe si gjithmonë, trajtimi duhet të personalizohet për cdo individ, sepse duhet të përpiqemi të eleminojmë shkakun e dhimbjes së kokës dhe jo vetëm simptomat.
Pasi të jenë gjetur shkaqet e mundshme, për këtë ju vjen në ndihmë Naturetica – me produkte bimore, italiane dhe 100% cilësore.
Për shembull, nëse shkaku është hormonal, do të merren produkte për të balancuar hormonet apo menstruacionet si: Dioscorea, Olio Di Enotera, E.I Calendula, Magnesio Antidol.
Nëse shkaku është stresi, atëherë do të përpiqeni të përmirësoni stilin e jetesës tuaj dhe të merrni disa produkte relaksuese kundër stresit si:
Nëse shkaku është mungesa e hekurit shërben Ferro Total .
Nëse shkaku është dhimbja e kockave apo muskujt e qafës duhet ta trajtojmë me produkte për muskujt dhe kyçet dhe me mesazhe degontraktuese… etj etj.
Pra, gjithçka varet nga shkaku!
Si qetësues natyralë për tu kombinuar me çdo situatë pavarësisht nga shkaku mund të propozojmë:
Asper Zink: Asper Zinc është një suplement ushqimor në qese I tretshem në ujë, i formuluar për të promovuar funksionimin e duhur të traktit respirator dhe mbrojtjes natyrore të trupit. Por fale përbërësve te tij, si zinku dhe substancat natyrale (Cistus, Salix Alba, Ribes Nero etc..)ka veprim analgjezik dhe funksionon si një aspirinë natyrale!
Salix Alba: Eshte e dobishme për lehtësimin e migrenës, për shkak të përmbajtjes së salicilateve, të cilat kanë veprim analgjezik (lehtësues dhimbjeje), anti-inflamator dhe antipiretik (per temperatura).
Kjo do të thotë që ajo mund të ndihmojë për të zvogëluar dhimbjet e migrenës, në fakt, ekstrakti i shelgut funksionon si një paracetamol i vërtetë natyral, pra pa efekte anësore.
Reishi ( Ganoderma Lucidum) :Është një detoksifikues i shkëlqyer falë aftësisë së tij për të eliminuar metalet e rënda, ka veti anti-inflamatore, antihistaminike dhe ka efekt të ngjashme me kortizonin.
Reishi përdoret si ndihmës për trajtimin e më shumë se 20 patologjive, si: migrena, hipertensioni, artriti etj..
Edhe vajrat esencialë na ofrojnë ndihmë të vlefshme:

Si t’i përdorni vajra esenciale?
- Përdorimi i brendshëm: Vajrat tanë esencialë janë suplemente ushqimore dhe për këtë arsye janë të përshtatshme edhe për pije, duke shtuar 2 pika në një lugë vaj vegjetal.
- Masazh: Holloni 2-3 pika vaj esencial në një vaj mbajtës (si vaji i bajames së ëmbël ose kokosit) dhe masazhoni butësisht në tempujt, ballin dhe pjesën e pasme të qafës.
- Diffuser: Shtoni 5-10 pika vaj esencial në një shpërndarës për të mbushur ajrin me aromë të dobishme.
Mund të na kontaktoni ose mund të na vizitoni në dyqanet tona.
Posted by Megi!

© Copyright 2026. © NATURETICA ALBANIA -
Tirana: (1) Rr. Durresit - (2) Rr. Myslym Shyri -
NIPT: M21704047D -
+355682667404 -
info@naturetica.al