Renja e flokeve
Sekretet per Flokë te Shendetshem
Renja e flokeve – Pse bien flokët dhe cfarë mund të bëni për t’i ndihmuar ato?

Flokët janë një pjesë e rëndësishme e identitetit dhe pamjes sonë, ndaj rënia e tyre është shqetësuese.
Ndonëse është normale të humbasim 50-100 fije flokësh në ditë por faktorë si stresi, gjenetika, ushqyerja e dobët dhe produktet kimike mund ta përkeqësojnë këtë problem.
Për të rikthyer forcën dhe densitetin e flokëve, është e rëndësishme një qasje e balancuar që kombinon kujdesin e jashtëm me ushqyerjen e duhur nga brenda.
Renja e flokeve – faktorët kryesorë
Renja e flokeve mund të prekë si burrat, ashtu edhe gratë, madje edhe fëmijët. Shkaqet kryesore janë:
1. ✔️ Stresi dhe mënyra e jetesës
2. ✔️ Anemia
3. ✔️ Sëmundjet hormonale (si çrregullimet e tiroides, shtatzënia)
4. ✔️ Përdorimin e produkteve kimike të dëmshme
5. ✔️ Mikrobiota e zorrëve e pabalancuar
6. ✔️ Mungesa e vitaminave te grupit B, vitamina D, A, C, E dhe H (Biotina).
Si të Kujdeseni për Flokët???
Në bazë të shëndetit të përgjithshëm si dhe flokëve ne kemi një mënyrë jetese të shëndetshme, të ekuilibruar dhe një dietë sa më të larmishme dhe të pasur me perime, fruta dhe fibra. Duke qënë se problemet e flokëve shpesh lidhet me mungesën e vitaminave dhe mineraleve, ato kanë nevojë për suplemente (ushqim nga brenda) për të qenë të fortë dhe të shëndetshëm.
Suplementet për ushqyerjen e flokëve janë:

Hair Complex
Renja e flokeve mund te trajtohet me kete suplement qe eshte i pasur me ekstrakte bimore si rrënja e hithrës, sharra e butë dhe bisht kali, që ndihmojnë në forcimin dhe rigjenerimin e flokëve.
Hair complex është një suplement ushqimor i krijuar për të siguruar një efekt të dobishëm në rritjen natyrale të shtojcave të lëkurës, duke përfshirë flokët dhe thonjtë, falë pranisë së ekstrakteve bimore dhe aminoacideve të squfurit dhe perberesve te tjere si Hithra, Sabal serrulata, Equisetum, Meli, L-Cisteina dhe L-Metionina.
Hair Annurca – Me përbërës natyralë si molla Annurca, bambu, zinku dhe biotina, ndihmon në rritjen dhe trashjen e flokëve duke nxitur dyfishimin e flokëve për centimetër katror në rreth 60 ditë. Bakri gjithashtu kontribuon në pigmentimin normal të flokëve.
Ferro Total (ne rast anemie) – Ferro Total është një suplement ushqimor me bazë hekuri, një nga mineralet që përbëjnë flokët si dhe siguron oksigjenimin e indeve.
PhytoMella Capelli e Unghie – suplement ushqimor, në formë karamele (me xhelatine vegjetale), i bazuar ne ekstrakte bimore meli dhe bambo, ky suplement është i pasur me shumë proteina që ndihmojnë në forcimin e boshtit te flokëve dhe parandalimin e rënies.
Renja e flokeve dhe Vajrat:

Vaj Rosmaries:
Renja e flokeve mund te trajtohet gjithashtu me vajin e Rozmarines i cili stimulon rritjen e flokëve të rinj duke përmirësuar qarkullimin e gjakut në skalp. Përfitimet e vajit të rozmarinës përfshijnë parandalimin e rënies së flokeve ngadalësim te procesit të daljes së thinjave, trajtimin e zbokthit dhe hidraton kokën e thatë. Ne kete rast ne ju sugjerojme Hair Rosemary i cili permban vaj rozmarine por jo vetem;
ai eshte nje kompoleks i studjuar nga firma Naturetica per te dhene nje rezultat te mire fale perberesve te tij si: Oryza Sativa , Tocopherol, Mentha Piperita dhe Camphor.
Vaj i Arganit – I pasur me vitamina dhe acide yndyrore, ky vaj na ndihmon në forcimin e flokëve dhe në parandalimin e rënies. Aplikohet në skalp dhe lihet të veprojë te pakten 30 minuta para shampos.
Vaj Jojoba – I pasur me vitamina A dhe E, nxit rigjenerimin e epidermës dhe stimulon prodhimin e kolagjenit dhe elastinës .Ka një veprim të fortë zbutës, ushqyes, elastik dhe nxit eliminimin e papastërtive. Aplikuar në flokë, i bën të butë dhe të mëndafshtë.
Vaj i Ricinit– Ose i ashte quajtur vaji i Kastorit, ka një lidhje të mirë me keratinën, përbërësin kryesor të flokëve dhe thonjve, të cileve i jep hidratim, shkëlqim, ushqim dhe formon një shtresë mbrojtje në lëkurë që kufizon dehidratimin. Ai gjithashtu është një bazë e shkëlqyer për shpërndarjen e vajrave esencialë për masazh.
Kujdesi i Jashtëm – Zgjidhni Produktet e Duhura
Shampo dhe Balsami që përdorim për të larë flokët kanë një ndikim të madh në shëndetin e flokëve pasi përbërës të dëmshëm janë të pranishëm në shumicën e shampove që gjenden në treg, edhe pse shpesh i emertojne me emra te bukur dhe shfaqin me figura te bukura. Kjo është arsyeja pse këshillohet të lani flokët me shampo natyrale të pasura me vajra vegjetalë cilësorë që nuk mbyllin poret e flokëve duke shkaktuar vdekjen e tyre.
Ndër shampot Naturetica gjejmë:

Shampo hidratuese bio – E formuluar për flokë të dobët dhe të dëmtuar, kjo shampo pastron butësisht flokët, duke i hidratuar dhe forcuar ato, si dhe duke ndihmuar në përmirësimin e strukturës së tyre. Permban vaj Liri, vaj Baobab, Aloe Vera dhe proteina vegetale.
Shampo Antiuntuosita‘- kundër yndyrës– me vaj esenciale livando, hithra, nenexhik dhe eukalipt ka nje veprim dezifektues dhe balancon yndyren i duhur edhe per zbokth te yndyrshem , jep ndjesi freskie ne skalp .
Per shkak te perbersve te saj qe nuk jane agresive e ben kete shampo te pershtatshem per te gjithe familjen.
Shampo Antiforfora – për trajtimin e zbokthit të thatë dhe të yndyrshëm, ideal për lëkurën e irrituar dhe për të lehtësuar kruajtjen,I pasur me vaj tea tree, hithrës dhe rodhe për një efekt antibakterial, ribalancues dhe freskues.
Shampo Delicato – për flokë të ndjeshëm, me ekstrakt kamomil dhe kalendulë, qetësues dhe gjithashtu ideal për fëmijët.
Si kondicioner/balsam Naturetica gjejmë:
NUTRIENTE – Balsam ushqyes dhe zbërthyes i pasuruar me vaj liri dhe vaj kastori, të cilët sigurojnë ushqim dhe krehje për flokët duke i bërë të butë dhe me shkëlqim, dhe ekstrakt trëndafili vitaminizues me një veprim zbutës. Mund të përdoret si një paketë maskash, për të parandaluar majat e çara dhe për të hidratuar skalpin e kokës dhe si një zbutës për të ushqyer dhe lustruar flokët.Ideale për flokë të thatë, të brishtë dhe të dëmtuar (kacurrela dhe jo).
Kombinimi i një diete të pasur me vitamina dhe minerale, suplementëve cilësorë natyralë (me origjine te sigurt dhe prodhues gjithashtu serjoz), vajrave esencialë dhe një rutine të kujdesshme të flokëve do të na ndihmojë në ndalimin e rënies dhe në rigjenerimin.
Kujdesuni për flokët tuaj nga brenda dhe jashtë, dhe ata do t’ju shpërblejnë me forcë dhe shkëlqim!
Eshtë e rëndësishme të zgjidhni produkte natyrale pa kimikate të dëmshme si parabenët, silikonet dhe ngjyruesit artificialë.
Publikuar nga Megi

© Copyright 2026. © NATURETICA ALBANIA -
Tirana: (1) Rr. Durresit - (2) Rr. Myslym Shyri -
NIPT: M21704047D -
+355682667404 -
info@naturetica.al