Varicet – Shkaqet, Pasojat dhe Trajtimi
Varicet: Çfare Jane dhe Si Te Kujdeseni per Shendetin e Kembeve Tona”
Organizata boterore e shendetesise i perkufizon venat me variçe si zgjerime jonormale sakulare te venave, veçanerisht ne gjymtyret e poshtme, te cilat shpesh marrin nje forme te perdredhur.
Varicet jane nje shqetesim i zakonshem qe prek miliona njerez, veçanerisht grate. Ato mund te shkaktojne shqetesime te dukshme estetike dhe, ne disa raste, edhe dhimbje te padurueshme. Ashpersia e semundjes se venave perparon nga simptoma te lehta si venat merimange te dukshme ose venat e vogla me variçe ne simptoma me te renda si enjtja e kembeve dhe ndryshimet e lekures.
Diagnoza dhe trajtimi i hershem mund te ndihmojne ne parandalimin e komplikimeve dhe permiresimin e cilesise se jetes suaj.

Varicet: Çfare Jane?
Varicet jane vena te zgjeruara ,deformuara qe shpesh shfaqen ne kembe.
Pjesa me e madhe e tyre eshte e dukshme, dhe zakonisht kane nje ngjyre blu ose te erret. Ato jane rezultat i nje problematike te qarkullimit te gjakut, ku gjaku mbetet i bllokuar ne vena per shkak te mosfunksionimit te valvulave te tyre.
Çfare i shkakton Varicet?
Venat varikoze shkaktohen nga rritja e presionit te gjakut ne vena. Venat varikoze ndodhin ne venat afer
siperfaqes se lekures (siperfaqesore).
Faktori qe ndikon me shume ne presionin e gjakut venoz eshte qendrimi ; gjate qendrimit ne kembe, veçanerisht nese zgjatet, presioni venoz rritet ndjeshem, deri ne dhjete here me shume se presioni normal.
Gjaku leviz drejt zemres me ane te valvulave te njeanshme ne vena. Kur valvulat dobesohen ose demtohen gjaku mund te grumbullohet ne vena. Kjo ben qe venat te zmadhohen. Qendrimi ulur ose ne kembe per periudhate gjata mund te shkaktoje grumbullimin e gjakut ne venat e kembeve, duke rritur presionin brenda venave. Venat mund te shtrihen nga presioni i shtuar. Kjo mund te dobesoje muret e venave dhe te demtoje valvulat.
Varicet mund te shkaktohen nga disa faktore, te cilet mund te jene te natyres gjenetike,mjedisore dhe te jeteses.
Ja disa nga faktoret kryesore te rrezikut per varicet:
- Ndryshimet Hormonale: Gjate periudhave si shtatzenia, menopauza ose perdorimi i kontraceptiveve, ndryshimet hormonale mund te ndikojne ne rritjen e mundesive per zhvillimin e variceve.
- Pergjegjesia per pozita te gjata te qendrimit: Disa profesione kerkojne qe te qendrosh gjate periudhave te gjata ne kembe ose te ecesh shume, gje qe mund te kontribuoni ne zhvillimin e variceve.
- Faktoret Gjenetik: Nje histori familjare e variceve mund te rrise rrezikun qe nje individ te zhvilloje varicet.
- Mbipesha dhe Obesiteti: Pesha e tepert krijon presion mbi venat dhe mund te shkaktoje zhvillimin e variceve.
- Mënyra e jetesës sedentare
Varicet: Si te parandalojme krijimin e variceve ?
1.Shmangni te ndenjurën ulur per nje kohe te gjate pa bere pushim.
2. Aktiviteti fizik : per të përmirësojë simptomat, ecja, noti ose pilates janë aktivitete që përfshijnë lëvizje me ndikim të ulët dhe ndihmojnë në mbajtjen e rrjedhjes së gjakut.
3.Nderkohe qe rrini ulur, mos i kryqezoni kembet.
4.Gjate kohes qe jeni duke pushuar ose duke ndenjur ulur, mbajini kembet e ngritura sa me shume.
5.Here pas here ngrini kembet ne nivelin e zemres tuaj (aq sa mundeni nese nuk e arrini).
6.Mos mbani veshje teper te ngushta sidomos rreth pjeses se belit dhe te kembeve.
Si ti trajtome varicet ne menyre bimore dhe me produktet e duhura?
Ne ju ndihmojme me produktet bimore te perzgjedhura nga Naturetica :

- PHYTO LEGS XHEL
Xheli Phyto Legs eshte produkti ideal per te ofruar lehtesim te shpejte dhe freskues per kembet e lodhura dhe te enjtura .
I pasuruar me perberes aktive hidratues dhe tonifikues, ky formulim e bazon veprimin e tij ne sinergjine e ekstrakteve bimore si geshtenja e kalit, xhinko biloba, boronica dhe hardhia e kuqe me veti te njohura mbrojtese ne mikroqarkullimin e lekures. Kafeina dhe escina veprojne duke nxitur veprimin kullues te masazhit gjate aplikimit. Vaj esencial i mentolit dhe mentes ndihmojne ne sigurimin e nje ndjesi te menjehershme te lehtesimit te fresket. Ideal per perdorim te perditshem, xhel Phyto Legs do te lere nje ndjesi te fresket dhe te qendrueshme te mireqenies ne lekure.

- PHYTO LEGS KAPSULE – Enjtja ne mbremje e gjymtyreve te poshtme (edema), ndjenja e kembeve te renduara, ndjesi shpimi gjilperash dhe ngerçe mund te jene simptomat e para te Insuficiences Venoze Kronike, nje semundje progresive me shenja me te dukshme ne venat siperfaqesore te gjymtyreve te poshtme.
Phito Legs eshte ne gjendje te ndihmoje funksionin fiziologjik te qarkullimit te gjymtyreve te poshtme ne rastet e brishtesise se kapilareve, pamjaftueshmerise se lehte kronike venoze dhe hemorroideve jokirurgjikale.
- Ekstarkti i hardhise (Vitis Vineferra):
Ekstrakti i sythit te hardhise se kuqe-ka nje veprim te dobishem ne rast te brishtesise se kapilareve ,ajo gjithashtu nxit elasticitetin ne lekure fale nje veprimi stabilizues ndaj kolagjenit dhe elastines.Gjithashtu eshte raportur nje veprim anti-inflamator, anitoksidant dhe vazoprotektiv. - Ekstrakti Centella (Centella Asiatica):
Përdoret për të mbrojtur dhe forcuar sistemin e qarkullimit të gjakut dhe në trajtimin e simptomave të insuficiencës venoze, si rëndim në këmbë, ngërçe, variçe, edemë në gjymtyrët e poshtme, demtim kapilar, celulit. - Argjila jeshile: me ekstrakt Calendula dhe Rusco, është ideale për tonifikimin dhe reduktimin e inflamacionit në zonat e fryra dhe të kuqe të këmbëve, duke stimuluar mikroqarkullimin.
Për lipomat do të ishte mirë ta kombinoni me Epa Detox, një produkt fantastik për pastrimin e mëlçisë. - Vaj Arnica :
Vaj i Arnices ka ne veprim antiinflamator ,antitraumatik, analgjezike, parandalon formimin e mavijosjes dhe lehteson rithithjen e tyre, qeteson dhimbjet, stimulon sherimin dhe riparimin e indeve. Ky esht i pershtatshem edhe per kembe te renda dhe te enjtura.

© Copyright 2026. © NATURETICA ALBANIA -
Tirana: (1) Rr. Durresit - (2) Rr. Myslym Shyri -
NIPT: M21704047D -
+355682667404 -
info@naturetica.al